Liverpool - Brighton marrëveshje parimore për argjentinasin!
Liverpool do me çdo kusht afrimin e mesfushorit të Brighton, Alexis Mac Allister dhe për ta arritur punon pa pushim.
Sipas raportimeve të medieve britanike “The Reds” kanë arritur një marrëveshje parimore me Brighton për argjentinasin, me bisedimet mes palëve që vazhduan deri në orët e vona të natës për të tentuar të arrijnë një akord për pagesën.
60 milionë paund do të shkonin për Brighton, plus rreth 5 milionë bonuse për një kontratë pesëvjeçare për vetë lojtarin.