Kastriotit dhe Vllaznisë ishte dramatike deri në fund.
Pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-1, ku të parët që shënuan ishin shkodranët në minutëne 43-të falë Coba,, por barazimi erdhi menjëherë nga Reginaldo në minutën e 45-të.
Po në këtë minutën, Juriq ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke lënë shkodranët me 10-të lojtarë.
Pjesa e dytë mendohej se do të ishte në favor të vendasve, por Vllaznia tregoi vlerat duke shënuar një gol në minutat e para të pjesës së dytë, pra në të 48-të me anë të Kaina. Dukej si ky gol mjaftoi për shkodranët, por në fund të sfidës, në minutat shtesë, Mihana barazon shifrat.
Me këtë rezultat, Vllaznia renditet në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e fundit me 32 pikë.