Trepça ’89 ka arkëtuar tre pikë shpresëdhënëse në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.
Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Drenicës së Skenderajt, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Riza Lushta".
Golat i realizuan Fazliu (3'), Fatty (30'), Nimani (46’) dhe për Drenicën shënoi Mziu (49’)..
Pas javës së 33-të, Trepça renditet në vend të tetë me 37 pikë dhe Drenica në fund me 23 sosh.