Milani ka arkëtuar tre pikë, që i japin forcë për një vend në garat e Champions League.
“Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Lazio-s, në takimin që u zhvillua në “San Siro”.
Golat i realizuan Bennacer (17') e Hernandez (29').
Duhet veçuar golin e Hernandez i cili ka shënuar nga rreth 20 metra në këndin e epërm të majtë.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, është paraqitur titullar për Lazion, duke treguar lojë të mirë.
Hysaj u zëvendësua në minutën e 68-të.
Milani renditet në vend të katërt me 61 pikë e Lazio në të dytin me 64 sosh.