Malisheva pësoi humbje 1:0 në udhëtim te Dukagjini në kuadër të javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas ndeshjes, trajneri Bylbyl Sokoli ka thënë se skuadra e tij nuk reagoi ashtu siç kishte shpresuar.
“Luajtëm mirë taktikisht.
Nuk shfrytëzuam disa raste.
Ky është epilogu”, ka thënë fillimisht ai
“Drilon Hazrollaj luajti pak sepse nuk është i përgatitur për më shumë minuta për shkak se është i lënduar. Sigurisht ne jemi në zonën e rrezikut dhe kemi edhe tri ndeshje”.
“Të shohim se si do të jetë në fund. Jemi të pakënaqur me rrjedhën e takimit dhe klubi besoj se do të dalë me komunikatë”.
“Ka hapësira për përmirësim”, ka deklaruar më tej Sokoli.