Lacio u mund nga Milani në “San Siro” duke vënë në rrezik pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.
Trajneri i të kaltërve, Maurisio Sarri u shpreh pas ndeshjes se do të kishte një skuadër të çmendur, nëse do të mendonin se kanë shkuar në Champions.
Tekniku Sarri u ndal edhe një krahasim mes dy skuadrave, Interit dhe Milanit me të cilat ka luajtur në dy javët e fundit.
“Interi e gjeti veten më poshtë kundër nesh, ndërsa Milani ishte përpara.
Ndjesia vizuale është se Interi po bën më mirë. Por është thjesht një ndjenjë: ndoshta Milani mendoi vetëm për Interin në pjesën e dytë…
Renditja është shumë e ngushtë. Do të isha një skuadër të çmendur nëse do të mendonin se kemi shkuar tashmë në Champions.
Janë 4 skuadra ku secila do të jepte gjithçka, ose ndoshta edhe më shumë se gjithçka”, u shpreh Sarri.