Daniel Alves mbushi 40 vjeç këtë të shtunë në burgun Can Brians 2, në Spanjë, ku ndodhet në paraburgim prej 106 ditësh.
Lojtari brazilian u arrestua në Katalunjë, në janar, i akuzuar për përdhunimin e një gruaje 23-vjeçare në fund të vitit të kaluar.
Ish-gruaja e tij, Dinora Santana, fluturoi në Barcelonë këtë javë me fëmijët që ka me ish-in e Barcelonës dhe pretendoi se Alves është “100 për qind i pafajshëm”.
Bisedimet zhvillohen gjatë natës, Liverpool-Brighton marrëveshje parimore për argjentinasin
Në fund të prillit, avokatët mbrojtës të lojtarit me më shumë tituj në botë (43) paraqitën një kërkesë për lirimin e tij të përkohshëm, i cili u refuzua nga Ministria Publike spanjolle, duke konsideruar se Dani Alves mund të ikte jashtë vendit për të shmangur gjykimin.
Ende nuk ka një datë për gjykimin, por lojtari deklaron se nuk është fajtor dhe garanton se marrëdhënia seksuale me të renë ka qenë konsensuale.