Hipoteza e kalimit të Zlatan Ibrahimoviç te Monza, që ka qarkulluar ditët e fundit, ka sjellë një sërë reagimesh nga personazhe të klubit në fjalë.
Së fundmi duke folur për mediet italiane, trajneri i Monzas, Raffaele Palladino, u shpreh se nuk është momenti që të flasin për këto gjëra.
“Jam dakord me atë që tha Galliani, le të mos flasim për këto gjëra, tani janë të kota.
Le të presim fundin e kampionatit dhe të shohim se si do të jetë viti i ardhshëm.
Kur luaja kisha karakteristika të ngjashme me Zlatan, më pëlqente ta imitoja në fushë. Po flasim për një kampion absolut që bëri histori në futboll.”-deklaroi ai.