Guardiola, i nxehur me Haalandin

Futboll

Guardiola, i nxehur me Haalandin

Më: 6 maj 2023 Në ora: 23:22
Guardiola e Haaland

Manchester City prishi debutimin e Allardyce si trajner i Leedsit dhe ruan epërsinë ndaj Arsenalit në krye të Premier League-s.

Fitore 2-1 për Citizens, të cilët, megjithatë, rrezikuan me golin e Leedsit në minutën e 85-të, që rihapi ndeshjen.

Guardiola ishte shumë i zemëruar, sepse vetëm një minutë para ndeshja mund të ishte mbyllur nëse Haaland nuk do të ishte shfaqur altruist.

Teksa kryesonte 2-0, City fitoi penalltinë në minutën e 84-t. Haaland, goditësi i pagabueshëm i skuadrës, vendosi t’ia lërë goditjen Gundoganit për t’i dhënë mundësinë për një “hat-trick” (regolësh).

“Duhet ta marrësh ti, duhet ta marrësh ti”, i bërtet Guardiola nga pankina norvegjezit.

Nga pika e bardhë, mesfushori goditi shtyllën dhe pak kohë më pas Leedsi shkurtoi diferencën. Guardiola nuk u fsheh në pas ndeshjes dhe sulmoi Haaland-in: “Ndeshja nuk mbaroi.

Kjo tregon se sa bujar është Erling, por nëse jeni përpara 4-0, është mirë, 2-0, jo… ”, nënvizoi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat