Një krosim nga Dumfries dhe një goditje me këmbën e majtë nga Dimarco në anën e kundërt që befasoi mbrojtjen e verdhekuqve.
Kaq ka mjaftuar që zikaltrit të mbyllin pjesën e parë në avantazh, mjaft të tensionuar dhe nervozë.
Nuk munguan kontrastet e forta, protestat ndaj arbitrit Maresca dhe grindjet mes fushës dhe stolit.
Për shembull, në minutën e 44-të Barella u shtri me dhimbje në tokë pranë vijës anësore, pranë stolit të Romës, pas një goditjeje të marrë nga Ibanez.
Arbitri nuk ndërhyri, Mourinho po: iu afrua mesfushorit të Interit duke kaluar zonën teknike dhe i bërtiti “çfarë m… po bën”.
Për trajnerin e verdhekuqve, Barella ekzagjeroi pak dhe ai e ka qortuar atë se ishte shpesh në tokë duke humbur kohë.