Real Madridi është fitues i Kupës së Mbretit në Spanjë.
Madrilenët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Osasunës, në finalen që u zhvillua në stadiumin “de La Cartuja” në Sevilla.
Në minutën e dytë, Rodrygo nga afërsia kaloi në epërsi Realin.
Në pjesën e dytë u barazua rezultati.
Në minutën e 58-të, Torro nga rreth 20 metra ka shënuar në këndin e poshtëm të djathtë, 1:1.
Reali nuk ka lejuar befasi duke triumfuar falë golit të futbollistit Rodrygo në minutën e 70-të.
Rodrygo me dy gola të shënuar është tri i trim i finales dhe më i merituari që Reali fitoi Kupën e Mbretit.