Kryetari i KF Lirisë, Qemal Krasniqi, ka reaguar pas postimit që u bë më herët nga llogaria e tij në “Facebook”, ku u ofenduan rahovecianët, pak pas ndeshjes që Liria e fitoi ndaj Rahovecit në Ligën e Parë.
Krasniqi, përmes atij postimi, bëri një ofendim ndaj rahovecianëve, të cilët i quajti “bugar”.
Pastaj, Krasniqi, duke shfrytëzuar faqen zyrtare të klubit prizrenas, kërkoi falje ndaj Rahovecit, duke u arsyetuar se llogaria e tij në “Facebook” është hakuar.
“Të nderuar Rahovecjan, ju qe keni dhën shumë per këtë vend, ju kerkoj falje publike,sepse dikush per disa orë ka manipulue ne FB tim .
Ato që janë shkruar janë bërë per qellime te ulëta duke u munduar të më prishin imazhin tim", reagon Krasniqi.