Në javën e tridhjetë e katërt të kampionatit italian, Interi shënoi një fitore të madhe ndaj Romës.
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, është shprehur i kënaqur me fitoren, e cila ndodhi në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale kundër Milanit në Champions League.
“Kemi fituar një ndeshje të rëndësishme kundër një ekipi, forca e të cilit është e pamohueshme.
Ndeshje e vështirë, na u desh të ruanim përqendrimin gjatë gjithë ndeshjes, nuk kishim kohë për t’u çlodhur.
Ka shumë ndeshje, por tashmë e kemi fituar ndeshjen e katërt radhazi dhe shpresoj se do të vijnë më shumë fitore”, citon fjalët e Inzaghit fcinter1908.it.