Eduardo Camavinga është bërë lojtari më i ri në histori të Real Madridit, duke fituar gjashtë trofetë e klubeve – Ligën e Kampionëve, UEFA Super Cup, Club World Cup, Spain Supercup, Copa del Rey dhe La Ligan.
Camavinga iu bashkua Realit në gusht të vitit 2021, por ai tani thuajse ka fituar të gjithë trofetë që ëndërron një lojtar, madje në një moshë shumë të re.
Ani se ka lindur më nëntor të vitit 2002, kjo nuk e ka ndaluar që të shijojë të gjithë këta trofe në një kohë aq të shkurtër.
Francezi deri më tani me Real Madridin ka zhvilluar 91 paraqitje, teksa ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tre të tjerë.
Ai, sot shijoi një trofe me Realin, duke e fituar Kupën e Mbretit.