Paul Pogba po i kërkon Juventusit që të marrë sulmuesin e Manchester United, Mason Greenwood.
E ardhmja e anglezit me United mbetet e turbullt pasi të gjitha akuzat e supozuara për përdhunim dhe agresion u tërhoqën. United ka bërë një rishikim të brendshëm nëse do ta mbajë lojtarin.
Ndërkohë, klubet në të gjithë Europën po rreshtohen për t’i ofruar Greenwood një fillim të ri, duke përfshirë Juventusin, Milanin dhe Romën në Itali.
The Sun thotë se Juve është në bisedime me menaxherët e Greenwood dhe shpreson se prania e Pogba do të ndikojë në të vendimin e tij.
Ndërkohë, te Roma, Greenwood do të ribashkohej me ish-mbrojtësin e United, Chris Smalling.
Sulmuesi ka një marrëveshje me United deri në vitin 2025.