Barcelona nis bisedimet e Cancelon

Futboll

Barcelona nis bisedimet e Cancelon

Më: 7 maj 2023 Në ora: 13:44
Joao Cancelos

Agjenti i Joao Cancelos, Jorge Mendes është në bisedime me Barcelonën për një transferim të mundshëm të lojtarit në “Camp Nou” sezonin e ardhshëm, raporton gazeta spanjolle “Sport”.

Cancelo aktualisht është në Bayern Munih në huazim nga Manchester City, por gjigantët e Bundesligës nuk kanë gjasa ta blejnë përfundimisht kartonin e tij sezonin e ardhshëm.

Barcelona thuhet se është e prirur për nënshkrimin e mbrojtësit të krahut.

E që tani varet nga Manchester City nëse do ta shesë lojtarin apo do ta dërgojë atë në një periudhë tjetër huazimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat