Leart Paçarda ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme në Bundesliga II.
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës. Leart Paçarada, ka asistuar për St. Paulin, për fitoren e thellë në udhëtim, me rezultat 3:0 ndaj Darmstadt-it.
Paçarada ka asistuar në fund të pjesës së parë kur ka realizuar Dzwigala.
Golat tjerë i shënuan Saad në minutën e 57-të dhe Otto (84').
Paçarada është zëvendësuar pas lëndimit në minutën e 77-të.
St. Pauli renditet në vend të katërt me 53 pikë e Darmstadt kryeson me 64 sosh.
Adam Dzwigała është lojtar i ndeshjes me notë 8.2 dhe Paçarada u vlerësua me 7.7 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.