Drita gjunjëzohet në finish me rezultat 2:1 nga Ballkani i Therandës, në derbin e madh të elitës së futbollit të Kosovës.
Ballkani ka importuar tre pikë të rëndësishme duke e ruajtur hapin për vend të parë.
Ndeshje me rivalitet që u zhvilluan në fushën ndihmëse në Gjilan, ku ishin të pranishëm rreth 1.500 shikues.
Në minutën e 11-të, Meriton Korenica kaloi në epërsi Ballkanin.
Drita pas një angazhimit të madh, ka barazuar rezultatin 1:1 duke iu falënderuar golit të futbollistit Jashari.
Në minutën e 85-të, Dellova ka shënuar për fitoren e Ballkanit.
Drita kryeson me 66 pikë pas 33 javësh, duke e lënë pas Ballkanin me 66 sosh.