Luciano Spalletti, trajneri i Napolit, ka dhënë një intervistë për mediet italiane për fitoren e titullit të Seria A.
Tekniku theksoi se besoi te triumfi, ndërsa më tej shtoi se edhe nëse nuk do ia ishin dalë të siguronin titullin ishte i kënaqur me rrugëtimin e bërë.
“Titulli i Napolit është një ngjarje historike.
Një ngjarje nga e cila të gjithë të brendshëm ose jo përfitojnë, në përgjithësi i gjithë futbolli ynë.
Nuk pushova asnëj moment së besuari te triumfi, por edhe sikur të mos e kisha fituar do të isha i kënaqur me rrugëtimin.
U ndjeva i pushtuar nga ndjenjat e tifozëve të Napolit, në këtë moment ndihem i kënaqur, i lumtur, i qetë që u kam dhënë kaq shumë lumturi tifozëve të Napolit.
Kjo është lumturia e vërtetë, të kesh bërë kaq shumë njerëz të lumtur, duke u dhënë gëzim të gjithë atyre që e duan Napolin”-deklaroi Spalletti.