Në mesjavë do të luhen në Shqipëri ndeshjet e kthimit të Kupës. FSHF njofton se ka pasur ndryshime në orarin e dy sfidave gjysmëfinale.
Takimi Egnatia-Vllaznia që ishte programuar të luhej të mërkurën në orën 15:00, do të luhet në të njëjtën ditë por një orë më herët, në 14:00.
Ndërsa gjysmëfinalja tjetër mes Teutës dhe Tiranës, që ishte programuar të luhej të mërkurën në orën 18:00 do të luhet në orën 17:00.
Egnatia dhe Vllaznia barazuan 1-1 në ndeshjen e parë ndërkohë që Tirana fitoi 3-0 ndeshjen e parë ndaj Teutës.
Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinale
E mërkurë 10 maj / ora 14:00
Egnatia-Vllaznia (1-1)
E mërkurë 10 maj / ora 17:00
Teuta-Tirana (0-3