Hussem Aouar pritet të largohet gjatë verës nga Lyon dhe e ardhmja e tij me shumë mundësi do të jetë Italia.
Tani, në skenë është shfaqur Roma, me kryeqytetasit të cilët kanë avancuar në bisedime me mesfushorin.
Fillimisht interes tregoi Milan, por “kuqezinjtë” duket se kanë hequr dorë.
Aouar do të largohet nga Lyon me parametra zero dhe në ditët në vinim priten edhe kontaktet konkrete midis agjentit të tij dhe Romës.