Shkupi ka fituar derbin e madh shqiptar me rezultat 2:1 ndaj Shkëndijen, në takimin e javës së 31-të të kampionatit maqedonas.
Shkupi rrëmben vendin e dytë, ndërsa Struga Trim Lum edhe zyrtarisht është kampion.
Për Shkupin shënoi Adetunji (28' e 77’) e për Shkëndijen Çinari (17').
Struga kryeson me 62 pikë pas 31 javësh, duke e lënë pas Shkupin me 55 e Shkëndijën me 54 sosh.