Modriç refuzoi mega-ofertën për Realin: Ky klub është jeta ime

Futboll

Modriç refuzoi mega-ofertën për Realin: Ky klub është jeta ime

Më: 7 maj 2023 Në ora: 20:13
Modriç 

Mesfushori kroat Luka Modriç nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi.

Veterani kroat, i cili me ‘Los Blancos’ ka fituar gjithë trofetë e mundshëm, ka thënë dëshiron të qëndrojë në ‘Bernabeu’. Modriq thotë se Real Madridi është jeta e tij.

Sipas medieve spanjolle, kroati javë më parë ka refuzuar ofertë marramendëse nga Arabia Saudite, për të nënshkruar kontratë të re me Real Madrid, që pritet të zyrtarizohet pas përfundimit të sezonit.

“Ideja ime është që të vazhdoj tek Real Madrid.

Ky klub është jeta ime”, ka thënë Modriç.

Kroati mbrëmë me Real Madridin fitojë Kupën e Mbretit pasi mundi Osasunën (2-1), në finalen e kësaj garë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat