Napoli ka festuar me një fitore titullin e tretë kampion në Serinë A, duke mundur në “Diego Armando Maradona” skuadrën e Fiorentinës në një ndeshje shumë interesante.
Miqtë respektuan kampionët e rinj duke i duartrokitur në hyrjen në fushën e lojës, por jo pas vërshëllimës së fillimit të ndeshjes, pasi kërkuan që t’u prishnin festën duke synuar fitoren.
Pritjet e Golinit bënë që rrjeta të mbetej e paprekur në pjesën e parë të sfidës, ku lajmi i vetëm i keq ishte dëmtimi i Lozanos për vendasit.
Në fillimin e fraksionit të dytë të lojës, napolitanët kishin mundësi të shënonin me Osimhen pas një penalltie të fituar, por sulmuesi gaboi dhe tentativa e tij nga 11-metrat u neutralizua nga Terraçiano.
Megjithatë, në minutën e 74-t, ai shleu gabimin po nga pika e bardhë, duke shënuar golin e tij të 23-të në këtë kampionat.
Një gol që mjaftoi për fitoren e Napolit, që më pas nisi festimet me tifozët që kishin mbushur stadiumin për arritjen historike.