PSG mposht Troyes dhe i afrohet më shumë titullit

Futboll

PSG mposht Troyes dhe i afrohet më shumë titullit

Më: 7 maj 2023 Në ora: 23:06
Mbappe

PSG triumfoi 1:3 në fushën e Troyes (vendi i parafundit) dhe afrohet edhe më shumë me titullin kampion.

Mungojnë Neymar (i dëmtuar) dhe Messi (i pezulluar), por jo Mbappe. Ishte pikërisht sulmuesi francez, lider i padiskutueshëm i PSG-së, ai që zhbllokoi takimin me Troyes në transfertë.

Në minutën e tetë, pas një topi të rrëmbyer në gjysmëfushën e vendasve vjen krosimi në qendër, me sferën që pasi përlaset në traversë shkon në formë asisti në kokën e Mbappesë, që s’mund të gabonte thuajse mbi vijën fatale, 1-0.

PSG realizoi golin e sigurisë në minutën e 59-të me Vitinha, pas asistit perfket të Verratit.

7 minuta para fundit të kohës së rregullt, Troyes rihap ndeshjen falë golit të Chavalerin.

Kundërpërgjigjja e PSG-së ishte e menjëhershme: Fabian Ruiz realizo një gol të bukur brenda zonës, duke mbyllur përfundimisht ndeshjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat