Ish-kapiteni i Partizanit, Nderim Nexhipi, tashmë në rolin e drejtorit sportiv të Ballkanit, ka zbuluar një detaj tepër interesant për sa i përket merkatos së verës.
Sipas tij, sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, që po shkëlqen me ekipin nga Suhareka, do të thyej rekordin e transferimit në futbollin kosovar. 22-vjeçari pritet që në verë të largohet nga skuadra e Ilir Dajës për një shifër të majme.
Nexhipi ndër të tjera deklaroi: “Rrahmani besojë që me shumë mundësi këtë verë do ta bëjë transferimin më të madh në histori të futbollit të Kosovës.
Është rritur shumë si lojtari.
Interesim për të ka nga skuadra në top 6 ligat më të mira në Europë”, deklaroi ndër të tjera, Nderim Nexhipi.