Klubi i Futbollit, Malisheva ka njoftuar se ka deponuar ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës, kundër gjyqtarit Mervan Bejtullahut.
Malisheva paralajmëron ankesë kundër tij, edhe në organet disiplinore të UEFA-s.
“Sot, klubi ka deponuar një ankesë në FFK, kundër referit Mervan Bejtullahu të ndeshjes Dukagjini – Malisheva, e cila u zhvillua fundjavën e kaluar, i cili me vetëdije të plotë, pa etike dhe llogaridhënie profesionale dhe pa përgjegshmëri personale, shkaktoi skandalin e tij të radhës duke dëmtuar rëndë skuadrën tonë me referimin e tij skandaloz, duke prishë imazhin e FFK-së dhe duke kriminalizuar futbollin tonë”.
“Po ashtu, ne planifikojmë të bëjmë ankesë në organet disiplinore të UEFA-s. Derisa Mervan Bejtullahu bartë emblemën e UEFA-s, është e drejtë e jona që me ankesë t’i drejtohemi UEFA-s dhe është përgegjësi e UEFA-s që të shqyrtohet rasti që ne do të ndërtojmë kundër Mervan Bejtullahut”.