Amir Rrahmani do të vazhdojë ta mbaj veshur fanellën e Napolit edhe për tre vite të tjera.
Qebdërmbrojtësi kosovar raportohet se ka arritur marrëveshje me tashmë kampionin e Italisë për të nënshkruar kontratën e re e cila do të zgjas deri në vitin 2024.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, në kontratën e re do të vendoset edhe opsioni për një vit tjetër shtesë.
Ndryshe, Rrahmani gjatë këtij sezoni ishte njëri nga elementët kryesor që Napoli fitoi titullin e kampionit në Itali pas më shumë se 30 viteve.