Skuadrat angleze kanë qenë në vitet e fundit thuajse gjithmonë në fazat finale të Kupave të Europës.
Edhe këtë sezon, po ndodh e njëjta gjë dhe veç Sitit që është në gjysmëfinalen e Championsit, edhe Uest Ham është në gjysmëfinalen e Ligë së Konferencës.
Skuadra e drejtuar nga Dejvid Mojes do të përballet me holandezët e AZ Alkmar në gjysmëfinale, teksa “çekiçët” do të provojnë që të presin një biletë për në finalen e madhe të Pragës.
Skuadrës angleze i mungon një finale Europe që nga viti i largët 1976 kur arrinte në finalen e Kupës së Kupave dhe mundej nga Anderlehti.
Këtë sezon, shanset janë reale që skuadra të arrijë në finale por për policinë angleze, ky do të ishte një rrezik. Stadiumi i Pragës është një stadium me kapacitet të vogël 20 mijë vendësh dhe skuadrat do të kenë në dispozicion nga 4 mijë bileta.
Problemi është se kërkesa për finalen është e madhe dhe në drejtim të Pragës pritet që të udhëtojnë më shumë se 10 mijë tifozë anglezë por, duke e ditur se nuk do të jenë të pranishëm në stadium.
Vetë policia angleze i ka kërkuar UEFA-s që të sigurojë tifozët nëse Uest Ham arrin pasi siç dihet, në Pragë kë pasur probleme me tifozët dhe huliganët kanë shkatërruar shpesh herë qytetin.