Liga e Kampioneve rikthehet sot me një ndeshje shumë të fortë, ku Real Madrid do të presë në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Manchester Cityr.
Dy skuadrat, kërkojnë të bëjnë më të mirën në ndeshjen e parë, në mënyrë që ta kenë sa më të lehtë kthimin.
Reali ka disa futbollistë që do të mungojnë për përballjen ndaj Sitit. Dani Sebajos u dëmtua para finales së Kupës së Mbretit dhe do të qëndrojë për 10 ditë larg fushave.
Për rrjedhojë nuk do të jetë në fushë sonte në mbrëmje. Por mungesa më e rëndësishme e Ançelotit do të jetë Eder Militao.
Ai u ndëshkua me karton të verdhë në takimin e dytë çerekfinal kundër Çelsit në “Stamford Bridge” duke plotësuar numrin e kartonëve e për rrjedhojë do të jetë i pezulluar për takimin e sotëm.
Mungesa e tretë do të jetë Ferland Mendi, kështu që Ançeloti do të eksperimentojë mesfushorin REAL MADRID Kamavinga si mbrojtës të majtë. Sa për pjesën tjetër të skuadrës të gjithë janë të gatshëm.
Pep Guardiola ka vetëm dy mungesa për t’u përballur me Realin e Madridit. Me Kevin de Bryjnenë tashmë të rikuperuar, ai do të fillojë në “Bernabéu”. Megjithatë, ai që nuk është i garantuar në 11- shen titullare të Sitit është mbrojtësi Natan Ake, i cili u zëvendësua për shkak të problemeve në ndeshjen kundër Lidsit këtë fundjavë. Holandezi nuk është stërvitur pak para se Siti të udhëtojë në Madrid.
Në rast se do të konfirmohej mungesa e Akesë, ajo do të ishte jo pak me rëndësi për Guardiolën. Ndërkohë, mungesa tjetër e sigurt është Kol Palmer, i cili ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe nuk ka udhëtuar me skuadrën në Madrid. Të tjerët janë të gjithë gati për trajnerin spanjoll.
FORMACIONET E MUNDSHME:
REAL MADRID: Kurtua, Kamavinga, Alaba, Rudiger, Karvahal, Kros, Modriç, Valverde, Vinisius, Rodrigo, Benzema
TRAJNER: K. Ançeloti
Manchester City: Ederson, Akanzhi, Dias, Uolker, Rodri, Stons, Gyndogan, Grilish, De Bryjne, Silva, Haland
TRAJNER. P. Guardiola.