Rafael Leao do të mbetet edhe për shumë vite te Milani, pasi ka vendosur ta rinovojë kontratën e tij.
Sulmuesi portugez ka një kontratë aktuale me Rossonerët deri në verën e vitit 2024 dhe kjo ka bërë që shumë klube të mëdha të vihen pas tij
Man. Siti, Çellsi, Liverpulli, Bajern Munihu, Real Madrid e PSZH kanë qenë vetëm disa nga top klubet e mëdha evropiane që po duan transferimin e yllit portugez.
Por sulmuesi këmbëshpejtë ka vendosur të rinovojë kontratën me Milanin deri në verën e vitit 2028, kontratë nga e cila do të ketë edhe rritje të ndjeshme të pagës.
Nga paga aktuale prej 1,4 milionë eurove sa fiton në sezon, paga e Leaos do të shkojë në 6,5 milionë euro neto në sezon duke u bërë futbollisti më i paguar te “rossonerët”.
Gjithashtu për portugezin do të ketë edhe një klauzolë largimi e cila do të arrijë në shifrën e 150 milionë eurove.
Reprezentuesi portugez është pjesë e Milanit që nga vitit 2019, derisa këtë edicion ka qenë i jashtëzakoshëm, ku në 44 ndeshje zyrtare ka realizuar 13 gola dhe ka asistuar në 13 të tjerë.