Maldini, armiku i ‘brendshëm’ për super goditjen me zero

Futboll

Maldini, armiku i ‘brendshëm’ për super goditjen me zero

Më: 9 maj 2023 Në ora: 16:33
Maldini

Strategjitë e merkatos së Maldini-t dhe Massara-s do të varen nga pozicioni në renditje.

Trajneri i Milan-it dihet se kërkon gjithashtu mundësi të rëndësishme për transferime me kosto zero.

Një nga emrat është ai i Daichi Kamada, një japonez të cilit i skadon kontrata me Eintracht Frankfurt. Megjithatë, konkurrenca është e fortë për të dhe orët e fundit është përfolur edhe për interesimin e Napoli-t.

Përveç klubeve të tjera të huaja.

Drejtori sportiv i gjermanëve Fredi Bobic, megjithatë, tashmë ka shprehur ‘preferencën’ e tij për destinacionin e radhës të Kamada-s, një prej të preferuarve të tij:

“Ai është lojtari perfekt për skuadrat e Roger Schmidt.

Përshtatet në mënyrë të përkryer, 100%. Ai është një trajner fantastik, më pëlqen stili i tij i futbollit, ai ka pasur një ndikim të madh te Benfica, mënyra se si luan skuadra”.

Ndaj, nëse do të ishte për Bobic, Kamada tashmë do të vishte fanellën e Benfica-s, e cila padyshim është ndër klubet më të vëmendshme ndaj lojtarit.

“Benfica, – tha ai për gazetën portugeze A Bola, – është një klub i madh, nëse ata marrin Kamada-n, ata do të kenë një lojtar me vlerë të madhe për të ardhmen, por ai gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm te skuadra dhe të fitojë menjëherë me Benfica-n”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat