FC Barcelona dhe Inaki Pena kanë arritur marrëveshje për rinovimin të kontratës.
Klubi katalonas ka njoftuar zyrtarisht se portieri spanjoll ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
24-vjeçari debutoi me ekipin e parë të Barcelonës në nëntor të vitit të kaluar, në fitoren 4:2 ndaj Viktoria Plzenit, në Ligën e Kampionëve.
Këtë sezon, ai ka bërë edhe dy paraqitje në Kupën e Mbretit; kundër Intercity dhe Ceuta.