Nante shkarkon trajnerin Kombouare

Futboll

Nante shkarkon trajnerin Kombouare

Më: 9 maj 2023 Në ora: 19:45
Kombouare

Antoine Kombouare nuk është më trajneri i Nantes.

Në një publikim në faqen zyrtare të Nantes theksohet se trajneri dhe klubi kanë rënë dakord reciprokisht për të ndërprerë kontratën që i lidhte.

Skuadra franceze ka rënë në vendin e 17-të në Ligue 1 dhe janë në rrezik serioz të rënies nga elita, ndërsa më herët humbën edhe finalen e Kupës së Francës nga Toulouse.

Sa i përket pjesës së mbetur të sezonit, pankina iu besua trajnerit të të rinjve Pierre Aristouy.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat