“Air Albania” e lirë vetëm më 19 maj, finalja e Kupës së Greqisë mund të zhvillohet në Poloni

Futboll

“Air Albania” e lirë vetëm më 19 maj, finalja e Kupës së Greqisë mund të zhvillohet në Poloni

Më: 9 maj 2023 Në ora: 20:04
“Air Albania”

Finalja e Kupës së Greqisë do të zhvillohet në Poloni, konkretisht në stadiumin e Zaglebie Lubin.

Sipas raportimeve të medieve polake finalja mes PAOK dhe AEK do të zhvillohet në Poloni.

Kjo ndeshje raportohet se do të luhet më 24 maj, datën e kërkuar nga Federata Greke e Futbollit.

Komiteti i Emergjencës i Federatës Greke të Futbollit, gjatë mbledhjes së kësaj të marte vendosi të autorizojë presidentin Panagiotis Baltakos për t’u konsultuar me dy finalistët e Kupës së Greqisë për përcaktimin e vendit për ndeshjen.

Përzgjedhja përfundimtare do të ratifikohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të premten më 12 maj.

Në fillim Federata Greke i bëri kërkesë Federatës Shqiptare të Futbollit për ta zhvilluar finalen në “Air Albania”, megjithatë stadiumi kryesor në vendin tonë ishte i disponueshëm për të pritur këtë takim në datë 19 maj dhe jo më 24 siç kërkohej nga vendi fqinj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat