Gostivari kthehet në elitën e futbollit

Futboll

Gostivari kthehet në elitën e futbollit

Më: 9 maj 2023 Në ora: 21:23
Gostivari

Pasditen e sotme janë luajtur tetë ndeshjet e xhiros së 29-të apo të parafundit në Ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut.

Pas Voska Sport, nga sot në ligën e Parë është edhe Gostivari, i cili ka arritur të festojë me rezultat 4:0 ndaj Borecit para tifozëve të tij dhe kështu të promovohet si anëtar i ri i Ligës së Parë.

Vardari dhe Pelisteri luajtën pa fitues 1:1, Vardari do të luajë në balotazh.

Voska ka mposhtur Detonitin me rezultat 5:3 në një ndeshje pa asnjë rëndësi rezultati.

Teteksi triumfoi ndaj Kozhuvit me rezultat 4:2 dhe kështu mbajti shanset për të shpëtuar në momentin e fundit, edhe përmes balotazhit, nëse dihet se sot Sasa mundi Pehçevën me 2:1 dhe kështu la Pehçevën dhe Teteksin të “luftojnë” për vendin e 13-të në tabelë.

Teteks luan te Arsimi dhe Pehçevo në shtëpi me Besën, por “rrobaqepsat” kanë një pikë më shumë.

Megjithatë, skuadra nga Kamenica nuk është e sigurt dhe do të duhet të fitojë të paktën një pikë në Manastir te Pelister.

Sasa ka 30, Teteksi 28 dhe Pehçevo 27 pikë, Slloga (V) 25.

Rezultatet, java e 29-të: Vardari-Pelister 1-1, Teteks-Kozhuf 4-2, Bellasica-Arsimi 0:1, Slloga (V)-Ohrid 2-0, Voska Sport-Detonit 5-3, Gostivari-Boreci 4:0, Besa-Karaormani 1:0 dhe Sasa-Pehcevo 2:1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat