Pasi që sot Gostivari zyrtarisht i vuri vulën e hyrjes në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut për sezonin e ardhshëm 2023/24, tani mbetet të shihet se cila skuadër do të mbetet në barazh e cila do të bie nga liga.
Për mbijetesë luftojnë Akademia Pandev dhe Skopje, ndërsa skuadra e vendit të tretë në ligën e dytë, Vardari i Shkupit luan në barazh për t’u rikthyer në elitë.
Skuadrat që garojnë në edicionin e ri në Maqedonisë e Veriut: Struga Trim Lum, Shkëndija, Shkupi, Sileksi,
Bregallnica, Makedonija GP, Tikveshi, Rabotniçki, Voska Sport dhe Gostivari. A. Pandev dhe Skopje ende nuk dihet.
Pesë skuadra shqiptare janë në elitë: Struga Trim Lum, Shkëndija, Shkup, Voska Sport dhe Gostivari.