Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Barcelona pret që Sergio Busquets do të largohet nga klubi si lojtar i lirë.
Barça beson se vendimi veçse është marrë nga ana e lojtarit, dhe është në pritje të njoftimit zyrtar.
Komunikata e veteranit spanjoll mund të jetë gjatë 24 orëve të ardhshme nëse gjithçka shkon sipas planit.
Busquets pritet të largohet nga Barcelona pas 18 vitesh në klub, dhe të provojë një aventurë të re në Amerikë ose në Arabinë Saudite.