Ancelotti barazon rekordin e Ferguson në Champions

Futboll

Ancelotti barazon rekordin e Ferguson në Champions

Më: 10 maj 2023 Në ora: 13:35
Ancelotti

Ancelotti barazon rekordin e Ferguson në Champions!

Tekniku italian i Real Madrid, Carlo Ancelotti, me ndeshjen e mbrëmshme kundër Manchester City e cila përfundoi në barazimin 1-1, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League, ka barazuar rekordin e trajnerit legjendar Sir Alexs Ferguson për numrin e ndeshjeve si trajner në këtë kompeticion evropian.

Ancelotti kapi shifrat e 190 ndeshjeve në Champions League si trajner dhe sfidën e kthimit do të thyejë rekordin e Ferguson dhe kështu do të shënojë një rekord histork në këtë kompeticion.

Ancelotti gjithashtu mban rekordin e trofeve të fituar në Champions League, ,me katër të tillë, dy me Milanin dhe dy me Real Madrid.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat