Real Madrid dhe City nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në duelin e parë mes tyre, të luajtur në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Në përfundimin e këtij takimi, trajneri Carlo Ancelotti foli për mediat, por duke u shprehur disi i rezervuar me arbitrin për vendimin e golit të de Bruyne.
“Rezultati nuk na shpërbleu për atë që bëmë në fushë, por na lë me ndjesi pozitive.
Nëse përsërisim performancën në ndeshjen e parë, në Manchester kemi një shans të mirë për kualifikimin
City do të ketë avantazh sepse luan në fushën e tyre, por ne dimë të jemi të rrezikshëm edhe jashtë shtëpie.
Ata na barazuan me aksion të izoluar dhe një goditje nga jashtë zone.
Fitorja mund të ishte e merituar për ne.
Arbitri nuk ishte shumë i kujdesshëm në menaxhimin e kartonëve. Ai nuk po i kushtonte vëmendje, në një gjysmëfinale Championsi duhet të jeni më të kujdesshëm se aq”, deklaroi Ancelotti.