Raul Albiol do të luajë edhe një sezon tjetër me Villarealin.
Qendërmbrojtësi i njohur ka rinovuar deri në verën e vitit të ardhshëm me skuadrën spanjolle.
37-vjeçari ishte pjesë e kombëtares iberike në sukseset e paharrueshme të viteve 2008-2012, me Spanjën që fitoi Botërorin dhe Europianin (2x).
“Villareali ka arritur marrëveshjen e rinovimit me Raul Albiol, i cili do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën tonë për një tjetër sezon. Deri në verën e vitit 2024”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit.
Albiol është pjesë e Villarealit. Më parë ka luajtur me Valencian, Getafen, Real Madrid dhe Napolin.