Lajme të mira nga infermieria për Jose Mourinhon. Roma po përgatitjet për gjysmëfinalen e parë të Europa League. Verdhekuqtë presin Bayer Leverkusen në “Olimpico”.
Paulo Dybala dhe Georginio Wijnaldum u janë bashkuar shokëve në stërvitjen e ditës së sotme, duke e kryer të plotë seancën.
Edhe pse ka ende pak dhimbje në kavilje, Dybala do të zbresë në fushë në takimin përballë “Aspirinave”.
Problemet fizike i ka kaluar edhe mesfushori holandez. Wijnaldum preferoi mungesën në sfidën ndaj Interit për të qenë gati për gjysmëfinalen e parë.
Roma dhe Leverkuseni janë ndeshur katër herë më parë mes tyre, të katërta në Champions League. Një fitore për kokë dhe dy barazime janë regjistruar në duelet mes tyre.
Juventus-Sevilla është çifti tjetër gjysmëfinal i Europa League. Raundi i parë do të luhet në Torino.