Dani Carvajal ka thënë se Real Madridi duhet të shkojë në "Etihad Stadium" javën e ardhshme për ta fituar ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Ndeshja e parë në "Santiago Bernabeu" të martën është mbyllur me barazim 1-1, duke lënë të hapur shanset e të dy skuadrave.
"Nuk mendoj se kemi parë një skuadër të Cityt që është superiore ndaj Madridit.
Nëse i shfrytëzojmë shanset tona në Manchester, kemi shans për të kaluar.
Ne duhet të shkojmë atje për të luajtur lojën tonë dhe për të fituar", ka thënë ai.