Rafael Leao nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm për skuadrën e tij, për ndeshjen ndaj Interit.
Milani do të duhet që të jetë në fushë për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve pa shërbimet e yllit portugez.
Mediat italiane raportojnë së fundmi se Rafael Leao nuk ishte as në autobusin e skuadrës së Milanit, gjatë udhëtimit për në “San Siro”.
Padyshim, mungesa e Leaos është një humbje e madhe për kuqezinjtë në prag të takimit ndaj Interit.
Leao u dëmtua në ndeshjen ndaj Lacios, duke bërë një zgjatje të muskulit të kofshës dhe deri në momentet e fundit, është shpresuar që të jetë i gatshëm por si duket, drejtuesit nuk kanë dashur ta rrezikojnë më shumë.