Interi forcë për Milanin
Interi ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj rivalit të përbetuar e të përjetshëm, Milanit.
Dy skuadra të një qytetit, që luajnë në të njëjtin stadium, sfida e parë e gjysmëfinales së Champions League, i ka takuar Interit.
Dy gola, dy shtylla dhe një penallti e anuluar, e përshkruan derbin e madh të skuadrave me renome italiane, derbin i madh në Kontinentin e Vjetër.
Interi ishte në cilësinë e mysafirit dhe me këtë fitore ka bërë një hap drejt finales së madhe.
Në minutën e 8-të, sulmuesi boshnjak, Edin Xheko nga rreth 8-9 metra, me volej ka shënuar supergol në këndin e epërm të majtë të Milanit.
Pas tre minutave (11') Henrikh Mkhitaryan depërtoi bukur brenda 16-shit dhe në pozitë qendrore nga rreth 12-13 metra ka thelluar epërsinë në 2:0.
Në minutën e 15-të, Hakan Calhanoglu (Inter) godet jashtë zonës dhe topi ndalet në shtyllën e majtë.
Gjyqtari spanjoll, Manzano, akordoi penallti për Interin, por pasi ka shikuar VAR-in e ka anuluar atë në minutën e 30-të, ndërkohë e ka ndëshkuar me karton të verdhë Lautaro Martinez për simulim.
Pjesa e dytë interesante, Diaz i Milanit pati rast por goditja e tij shkoi jashtë portës pikërisht në minutën e 49-të.
Mundësi të artë pati Xheko në minutën e 53-të, i cili doli i vetëm por portieri i Milanit reagoi bukur dhe shpëtoi portën e tij.
Në minutën e 62-të, Sandro Tonali (AC Milan) i pafat, nga rreth 15 metra godet bukur por shtylla e poshtme e djathtë ia mohon golin.
Interi ka shënuar me meritë ndaj “rossonerëve”.
Fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë sikur sulmuesit zikaltër t’i realizoni edhe disa raste ideale.
Milan - Inter 0:2
Stadiumi "Giuseppe Meazza" në Milano.
Shikues: 75.532.
Gjyqtar: J. Manzano (Spanja).
Shënues: Xheko (8'), Mkhitaryan (11’).
Kartona të verdhë: Kruniç, Tomori - Mkhitaryan.
Milani: Maignan, Calabria (Kalulu 82'), Kjaer (Thiaw 59'), Tomori, Theo, Tonali, Kruniç, Saelemaekers (Origi 60'), Bennacer (Messias 18'), Brahim Diaz (Pobega 82') dhe Giroud.
Interi: A. Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Dimarco (de Vrij 70'), Barella, Calhanoglu (Gagliardini 78'), Mkhitaryan (Brozoviç 62'), La. Martinez (Correa 78') dhe Xheko (Lukaku 70').