Vendi i dytë si mallkim për Partizanin

Futboll

Vendi i dytë si mallkim për Partizanin

Më: 10 maj 2023 Në ora: 21:21
Partizani

Është hera e katërt në 10 sezonet e fundit që Partizani arrin të renditet i dyti pas 32 javësh.

Ky është një tregues se të kuqtë, që nga rikthimi në Kategorinë Superiore, kanë qenë gjithnjë aty, në krye, duke tentuar titullin kampion dhe u kualifikuar vazhdimisht në Europë.

Por nëse e shohim nga ana tjetër e monedhës, duhet të themi se në asnjërin prej tri rasteve të mëparshme, kur Partizani është renditur i dyti, nuk ka arritur të fitojë titullin në fund.

Rasti i fundit ishte me Ilir Dajën në stol në sezonin 2020-2021, kur të kuqtë humbnin titullin në një sezon tejet të ekuilibruar.

Në fund triumfonte Teuta. Dy rastet e shkuara kanë ndodhur në vitet 2015 dhe 2016, kur nën drejtimin e Andrea Agostinelit dhe Sulejman Starovës të kuqtë dështonin sërish të fitonin titullin. Këtë herë kanë një shans të madh për të thyer “tabunë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat