Struga Trim Lum fitore me stil kampioni në Tetovë përballë Shkëndijës

Futboll

Struga Trim Lum fitore me stil kampioni në Tetovë përballë Shkëndijës

Më: 10 maj 2023 Në ora: 23:08
Pamje nga ndehsja

Struga Trim Lum sot ka shënuar edhe një fitore duke e vërtetuar edhe një herë se janë kampion me meritë.

Struganët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Shkëndijes në Tetovë.

Shkëndija u përpoq por nuk ia doli që të ndal një pikë në fushë të veten.  

“Fytyrë kampioni edhe në Tetovë përballë Shkëndijës, pasi edhe përkundër disavantazhit që kishim, në fund regjistruam fitore 2:1, kjo falë kapitenit tonë, Bunjamin Shabani, i cili shkëlqeu me dy gola të shënuar.

Pas një pjesë të parë mjaft të mirë, si në organizim, ashtu edhe në zotërim të topit, nuk arritëm të shënojmë asnjë gol, njëjtë sikurse edhe kundërshtari ynë, derisa pjesa e dytë ishte shumë më aktive, si nga rastet e krijuara, ashtu edhe sa u përket golave të shënuar.  

Pavarësisht se u kanosëm të parët me goditjen qendrore të Besart Ibraimit në minutën e parë të pjesës së dytë, ishin vendasit që shënuan të parët në minutën e 58-të me anë të Adenis Shala. Ky i fundit na ndëshkoi vetëm një minutë pasi Besart Ibraimi kishet goditur traverzën.

Megjithatë edhe përkundër pësimit të këtij goli, skuadra jonë vazhdoi të sulmojë dhe të krijojë raste para portës së Taleskit, i cili megjithatë kapitulloi dy herë deri në mbyllje të takimit.

Fillimisht u dorëzua në minutën e 80-të, falë goditjes precize dhe të fuqishme nga brendia e zonës e Bunjamin Shabanit, i cili vetëm 4 minuta më vonë tregoi edhe njëherë tjetër klasin e tij, duke shënuar edhe golin e dytë me mjaft mjeshtëri.

Ky gol ishte i 12-ti sezonal për Shabanin, që në këtë mënyrë rrumbullaksoi festën edhe për ardhjen në jetë të vajzës së tij, që e kishte paralajmëruar që në ndeshjen e së dielës kundër Sileksit.

Me këtë fitore, Struga Trim Lum, tashmë në pozitën e parë numëron 65 pikë, 7 më shumë se FC Shkupi i vendit të dytë, me të cilën skuadër përmbyllim sezonin më të suksesshëm në histori të dielën që vjen.

Pra e diela e datës 14 maj le të jetë një festë për gjithë Strugën dhe gjithë shqiptarët kudo që janë, të cilët i ftojmë për të qenë pjesë e historisë së skuadrës tonë të themeluar vetëm në vitin 2015-të”, shkruan në faqen e FC Struga Trim Lum.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat