Futbollisti Freddy Alvarez ndahet me ekipin e Shkupit.
Skuadra shqiptare i është falënderues për kontributin që ka dhënë.
Ai me ndeshjen e sotme në fanellën e Shkupit dhe në fitore me rezultat 3:0 ndaj Makedonija GP, përshëndetet me ekip.
"Vallëzimi" i fundit i Alvarezit në Çair!
Ekipi ynë falënderon Freddy Alvarezin për tri vite qëndrim në familjen tonë, duke realizuar 100 paraqitje me 20 gola dhe 51 asiste.
Ai gjithmonë do ta ketë derën e hapur te FC Shkupi.
Faleminderit Freddy”, shkruan në faqen e FC Shkupit.