Interi fitoi sonte me rezultatin 2-0 ndaj Milanit në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
Rezultati i ndeshjes u vendos nga golat e Edin Dzeko dhe Henrikh Mkhitaryan. Kështu, fitorja e Nerazzurrëve ndaj kuqezinjve ishte tashmë e treta në sezonin aktual.
Sipas Opta Sports, kjo nuk ka ndodhur për 28 vjet, që nga sezoni 1994/95.
Deri në ndeshjen e sotme të këtij sezoni, skuadrat janë takuar tri herë, ndeshja e parë në Serie A ka përfunduar me fitoren e Milanit 3:2, e dyta me fitoren e Interit 1:0. Skuadrat u takuan sërish në Superkupën e Italisë, më pas Interi festoi fitoren 3:0.
Madje, mbrëmë Interi mundi Milanin për herë të parë në një ndeshje të Kupës Evropiane. Para kësaj, Nerazzurrët kishin dy barazime dhe dy humbje ndaj Milanit.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të martën e ardhshme, më 16 maj. Vendi është i pandryshuar, arena legjendare e Milanos “San Siro”..