Interi mposhti Milanin me rezultatin 0-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në lidhje me duelin e mbrëmjes së sotme, foli edhe heroi i skuadrës zikaltre të vitit 2010, Diego Milito, që në një deklaratë të shkurtër të dhënë për “Prime”, pas suksesit të interistve në euroderbi, u shpreh:
“Inter tregoi se është një ekip më i fortë se Milani dhe me më shumë alternativa.
Kjo u pa në zëvendësimet e bëra në pjesën e dytë.
Gjatë gjithë lojës skuadra e Inzagit ishte më e rrezikshmja në fushë”, deklaroi Milito.